Historike, Shkëndija dhe Drita kalojnë në fazën play-off të Conference League
Një kualifikim historik kanë arritur dy skuadrat shqiptare që garojnë në Conference League, Drita dhe Shkëndija, të cilat kanë siguruar kalimin në play-off të këtij kompeticioni.
Të dyja pësuan humbje në përballjen finale në fazën e ligës, por kjo ka pak rëndësi, pasi kishin pikët e nevojshme për të avancuar më tej.
Shkëndija luajti duelin e së enjtes në transfertë ndaj AEK Larnaca, të humbur me shifrat 1-0, por arriti të realizojë objektivin madhor.
“Mendoj që luanim ndaj një skuadre shumë cilësore, që ka mundur skuadra të nivelit shumë të lartë në këtë kompeticion. Normalisht janë emocione pozitive, pasi njëherë ëndërronim të futeshim në Conference League, pastaj ëndërronim të kalonim, dhe tani që kaluam, do të ëndërrojmë që të kalojmë edhe një raund tjetër. Ashtu jemi ne, veçanërisht tetovarët,” tha Jeton Beqiri, trajner i Shkëndijës.
Në ndeshjen tjetër, Drita pësoi disfatë 3-0 nga Rayo Vallecano, por gjithashtu arriti të sigurojë kalimin më tej, duke hedhur një hap historik në futbollin e Kosovës.
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 11:34 Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve
- 11:28 Rama prezanton spitalin e ri: Do të jetë gati në vitin 2028-të, do të trajtojë sëmundjet e komplikuara
- 11:15 Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit
- 11:10 Gjyqi Veliajt, kryebashkiaku nuk merr pjesë! Xoxa kërkon shtyrje të procesit pas lindjes! Dumani: Të ndahet çështja e saj
- 11:00 Rutte nga Ankaraja: NATO po bën përparim të jashtëzakonshëm duke zgjeruar shpenzimet e mbrojtjes
- 10:49 Tre vajzat në Fier dhunuan shoqen dhe e filmuan, policia i merr në hetim