Hodhi gruan shtatzënë nga shkëmbi, burri shpallet fajtor për vrasje të dyfishtë
Një burrë abuziv, i cili e shtyu gruan e tij shtatzënë nga shkëmbi i Edinburgut, Arthur’s Seat, disa ditë para se ajo të linte atë, është dënuar me të paktën 20 vjet burg për vrasjen e saj.
29-vjeçari Kashif Anwar, nga Leeds, u shpall fajtor për vrasjen në shtator 2021 të Fawziyah Javed, 31 vjeçe, dhe atë të fëmijës së saj të palindur, pas një gjyqi gjashtë-ditor në gjykatën e lartë në Edinburg.
Javed ishte rreth 17 javë shtatzënë kur ajo u shty nga Arthur’s Seat, vullkani i lashtë që duket i madh mbi kryeqytetin skocez, duke rënë 15 metra në tokë poshtë, duke i shkaktuar disa lëndime më pas vdekjen e saj.

Martesa e tyre duket se kisht kohë që nuk fundkiononte, pasi edhe më herët Anwar kishte ushtruar dhunë ndaj saj.
Sipas nënës së viktimës, vajza e saj, “një shpirt i bukur” , e ka quajtur ajo, kishte vendosur ta linte bashkëshortin.
LEXONI GJITHASHTU:
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion