Holanda fushatë për kancerin e qafës së mitrës, teste falas për të gjitha gratë
Të gjitha gratë në Holandë që kanë mbushur moshën 30 vjeç do të marrin komplete vetë-testimi për kancerin e qafës së mitrës, njoftoi sot Instituti i vendit për Shëndetin Publik (RIVM).
Ky vendim është pjesë e programit kombëtar të monitorimit të kancerit të qafës së mitrës dhe do të zbatohet këtë javë, raporton NL Times.
Testi mund të zbulojë praninë e papilomavirusit njerëzor, ose HPV, një virus që mund të shkaktojë këtë lloj kanceri, dhe nëse virusi gjendet, gruaja e testuar do të ftohet të vizitojë mjekun e saj të përgjithshëm për një PapTest.
Sëmundja është më e zakonshme tek gratë e moshës 30 deri në 60 vjeç, dhe në baza vjetore, rreth 900 gra në Holandë sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës. 200 prej tyre vdesin nga kjo sëmundje.
LEXONI GJITHASHTU:
- OBSH do të shpallë kancerogjen ëmbëlsuesin artificial që përdoret në pije freskuese
- Gazetari: Si po përdoret Chat GPT për t’i gjetur zgjidhjen kancerit në bazë të ADN
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës