Holanda kërkon falje për epokën e skllavërisë, Rutte: Ndjesë për çfarë kemi bërë

19 Dhjetor 2022 | 20:38

Holanda ka kërkuar falje për rolin e saj historik gjatë epokës së skllavërisë. Ka qenë vetë kryeministri Mark Rutte që ka zyrtarizuar faljen në emër të qeverisë holandeze, për veprimet e kryera në të kaluarën nga vendi i tij.

“U kërkojmë falje të gjithë popujve të kthyer në skllevër, të cilët kanë vuajtur si pasojë e veprimeve tona. U drejtohemi fëmijëve të tyre dhe pasardhësve deri në ditët e sotme”, ka thënë Rutte.

Kreu i qeverisë holandeze, i cili ka bërë thirrje që skllavërimi të kthehet në krim kundër njerëzimit, la të kuptohet se do të mbajë një fjalim mbi këtë çështje gjatë vizitës së tij në Suriname.

Rreth 200 mijë afrikanë u shfrytëzuan si skllevër në këtë territor të Amerikës së Jugut, duke punuar nëpër plantacione.

Sikurse shumë vende të tjera evropiane, për 250 vjet Holanda ka luajtur një rol kyç në kapjen, transferimin dhe shitjen e skllevërve afrikanë në Amerikë, por edhe në Afrikën e Jugut e Azi, ku vepronte Kompania holandeze e Indisë lindore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?

Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës. Pjesa më e madhe e...
08:35 | 28/07/2026

Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit

Spanja dhe Franca po përgatiten për valë të reja të të nxehtit, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa rajone. Shërbimi...
07:53 | 28/07/2026

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026