Holanda kryeson investimet e huaja për të dytin vit radhazi
Të dhënat e fundit tregojnë se Holanda në vitin 2020 rezultoi për të dytin vit radhazi si investitori më i madh i huaj në Shqipëri.
Këto informacione e ka paraqitur Banka e Shqipërisë ku tregon se investimet holandeze arritën vlerën e €206 milionë, vlerë kjo që përbën rreth 22% të fluksit total të investimeve të huaja gjatë periudhës.
Megjithatë theksojmë se pavarësisht faktit që Holanda zë vendin e parë vlera e investimeve holandeze ka rënë me 21% nëse e krahasojmë me vitin 2019.
Kjo linjë është me ecurinë e përgjithshme të rënies së investimeve të huaja direkte, si pasojë e pandemisë së COVID-19.
Investimet holandeze lidhen në pjesën më të madhe me kompaninë Statkraft Markets BV, pronare e shoqërisë Devoll Hydropower.
Investitori i dytë më i madh për dy vitet e kaluara rezulton Zvicra, me një investim prej €190 milionë. Vlera e investimeve në vitin 2020 ka rënë lehtë me €7 milionë krahasuar me vitin 2019.
Ecuria e investimeve zvicerane në vitet e fundit ka qenë e lidhur me ndërtimin e gazjellësit TAP (Trans Adriatic Pipeline), shoqëri shumëkombëshe, por e regjistruar në Zvicër.
Ndërkohë, Italia ishte investitori i tretë më i madh për vitin 2020, me një fluks total prej €117 milionë. Investimet italiane pësuan rënie të lehtë me vetëm €2 milionë krahasuar me një vit më parë (2019).
Në rritje të ndjeshme për vitin 2020 rezultuan edhe investimet turke, që arritën vlerën e €94 milionë ose 81% më shumë krahasuar me vitin 2019.
Sipërmarrjet më të rëndësishme turke në Shqipëri janë grupi Çalik, përmes Bankës Kombëtare Tregtare dhe Albtelecom, kompania e prodhimit të çelikut dhe energjisë Kurum, kompania e ndërtimit Limak dhe ajo energjetikës Ayen Enerji.
Rritje të ndjeshme vitin e kaluar shënuan edhe investimet austriake, që arritën në €73 milionë euro, 70% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Pra pavarësisht pandemisë duket se investimet e huaja po vzhdojnë të mbajnë gjallë ekonominë shqiptare.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit