Holanda u ofron 900 euro sirianëve që të kthehen vullnetarisht në vendin e tyre
Qeveria holandeze u ka ofruar qytetarëve sirianë 900 euro para të gatshme për t’u kthyer vullnetarisht në vendin e tyre, pothuajse dyfishi i shumës maksimale prej 500 eurosh në para të gatshme që zakonisht u jepet azilkërkuesve për largim vullnetar, raportojnë mediat holandeze.
Në këmbim, sirianët duhet të nënshkruajnë një deklaratë për tërheqjen e kërkesës së tyre për azil ose kthimin e lejes së qëndrimit të përkohshëm, raporton NL Times.
Kthimi në Holandë pas kësaj nuk është i mundur, sipas portalit holandez.
Qytetarët sirianë mund të përfitojnë nga kjo ofertë nëse janë ende në pritje të rezultatit të kërkesës së tyre për azil, kanë një leje qëndrimi të përkohshme ose jetojnë pa dokumente në Holandë.
Holanda ka njoftuar më parë planet për të detyruar azilkërkuesit nga Siria të kthehen në shtëpi, duke ndjekur shembullin e Gjermanisë dhe Austrisë, të cilat së fundmi njoftuan se do të rishqyrtojnë statusin e azilkërkuesve nga Siria.
Ky vendim u mor pasi presidenti sirian Bashar al-Assad, me të cilin Holanda ndërpreu marrëdhëniet diplomatike, u përmbys në fillim të dhjetorit 2024 nga forcat rebele të udhëhequra nga organizata islamike Hayat Tahrir al-Sham (HTS).
LEXONI GJITHASHTU:
Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
15 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudanin Jugor
Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë
- 21:32 Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
- 20:42 Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë