Homan: Do të qëndroj në Minesota derisa të tërhiqen agjentët e ICE

12 Shkurt 2026 | 17:15

Administrata Trump do të tërheqë masat e saj të goditjes ndaj emigracionit në Minesota që çuan në vdekjen e dy qytetarëve amerikanë, arrestime masive dhe protesta të gjera. Masa u njoftua nga Tom Homan, cari i kufirit amerikan, në një konferencë për shtyp të enjten.

“Unë kam propozuar, dhe Presidenti Trump është pajtuar që ky operacion shtesë të përfundojë”, tha Homan, duke pretenduar se një tërheqje e konsiderueshme ka filluar tashmë këtë javë dhe do të vazhdojë edhe javën tjetër.

Sipas tij, agjentët në Minesota do të kthehen në detyrat e tyre normale ose do të caktohen diku tjetër. Ai shtoi se numri i agjentëve në Minesota do të kthehet në nivelet normale, që është rreth 100 agjentë.

Homan ndër të tjera shtoi se ekipet e sigurisë do të qëndrojnë në vend për t’iu përgjigjur asaj që i quajti “agjitatorë” që kundërshtojnë punën e agjentëve të imigracionit në shtet. Ai tha se do të qëndrojë në terren në Minesota për pak më gjatë për të mbikëqyrur tërheqjen e agjentëve.

Pas të shtënave fatale të Alex Pretti-t, Presidenti Donald Trump dërgoi Homan në Minneapolis për të mbikëqyrur operacionin e ndërhyrjes së shpejtë, duke lënë mënjanë udhëheqësin e operacionit Greg Bovino.

Javën e kaluar, Homan njoftoi se po largonte 700 agjentë të emigracionit nga shteti, duke lënë rreth 2,000 oficerë federalë atje, pasi mori bashkëpunim më të madh nga udhëheqësit lokalë, dhe se po punonte për ta ulur praninë e tyre në nivelin që ishte para fillimit të operacionit në dhjetor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026