Homazhe Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, Kurti: 232 plumba, 8 sekonda pas gazit

10 Shkurt 2026 | 14:45

U përkujtuan Arben Xheladini dhe Mon Balaj, të vrarë nga policia e UNMIKU-ut në protestën e 10 shkurtit 2007 të Lëvizjes Vetëvendosje kundër pakos së Ahtisarit për statusin e Kosovës.

Në këtë përvjetor, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvemdosje Albin Kurti dhe anëtarësia e kësaj partie bënë homazhe para pllakës përkujtimore të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, shkruan KosovaPress.

Kurti tha Arben Xheladini dhe Mon Balaj janë kujtimi i tyre i përhershëm

“Në atë protestë ne po kundërshtonim pakon e ish- emisarit për statusin e Kosovës si një kompromis që shënon padrejtësi për popullin tonë dhe për të drejtat tona. Edhe vetë Ahtisaari ka thënë që propozimi i tij është kompromis dhe ishim të bindur se ishte i madh… Ishim për partneritet me ndërkombëtarët, por jo për servilitet karshi tyre. Dëshironim në Kosovë të vendos Kuvendi, Qeveria dhe presidenti”, tha Kurti.

Kurti kujtoi edhe si ndodhi vrasja e dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se si u lënduan 84 protestues.

“Këtu ku jemi tani u bllokua marshi ynë dhe menjëherë filloi gazi lotsjellës që bëri të vështirë të njohim njëri-tjetrin, lëre më të shohim kush ku është. Policia e UNMIK-ut filloi me plumba gome të skaduar prej 11 vjetësh, kryesisht në kokat dhe gjokset e tyre.

232 plumba 8 sekonda pas gazit atëherë kur pak çka dukej mirë. E vranë Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, u lënduan 84 protestues.  Edhe vetë UNMIK-u e ka pranuar fajin, mirëpo pavarësisht që kanë pranuar fajin, konkretisht nuk është zbatuar përgjegjësia se ikën në emër të imunitetit ndërkombëtar”, shtoi Kurti.

19 vjet më parë, Lëvizja Vetëvendosje, që asokohe nuk funksiononte si parti politike, kishte organizuar një nga protestat më të mëdha që nga paslufta për të kundërshtuar negociatat e Kosovës me Serbinë dhe kundër Pakos së Ahtisarit. Në këtë protestë u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini, të dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)

Qytetarët serb tanimë kanë nis të mblidhen në Gazimestan, i cili ndodhet afër Obiliqit, për të festuar të ashtuquajturin Vidovdan. Ndërkohë, policia po kontrollon nëse...
12:37 | 28/06/2026

Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës

Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës kanë mbetur të lënduar nga zjarri që ka përfshirë kulmin e një ndërtese afër Parkut të qytetit në Prishtinë, shkruajnë...
16:49 | 27/06/2026

KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, ku partia e parë ka dal...
13:36 | 27/06/2026