Hoxha: Gledis Nano nuk u bë ‘ushtari’ i Edi Ramës
Për gazetarin Poli Hioxha, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano nuk iu bind kryeministrit Edi Rama, ashtu sikurse ky i fundit është mësuar me vartësit e tij.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hoxha u shpreh se Gledis Nanos iu ngushtua rrethi profesionalisht dhe shtoi se priste dorëheqje nga ana e tij.
“Ajo që vlonte prej kohësh, ishte që Gledis Nano nuk po shfaqte shenjat e ushtarit, siç është mësuar me çdo vartës Edi Rama. Duke filluar që nga ministrat edhe deri te i fundit. Në këtë kuptim, mua mu duk sikur shkuan gjatë. Gledis Nanos i ishte ngushtuar rrethi edhe profesionalisht, edhe si integritet. Unë në fakt prisja një dorëheqje nga ai vetë, jo se do ia kërkonte Rama”, theksoi ai.
Gledis Nano u shkarkua këtë të mërkurë nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë.
Për momentin detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, do i ushtrojë nën-Drejtori i Përgjithshëm, Tonin Vocaj.
LEXONI GJITHASHTU
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)