Hoxha takim me VanHorn: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

13 Mars 2026 | 11:27

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn.

Në një postim në rrjetin X, Hoxha shprehet se SHBA mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë, ndërsa dy vendet vijojnë bashkëpunimin edhe në kuadër të NATO-s. Sakaq, ai ka shkruar se kanë diskutuar edhe për situatën aktuale në Lindjen e Mesme, ku shprehu qëndrimin e Shqipërisë në përkrahje të aleatëve, duke mbështetur përpjekjet për të parandaluar veprimet e regjimit iranian.

“Kënaqësi të zhvilloja një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn. Sakaq, ai ka shkruar se kanë dikutuar dhe për situattën aktuale në Lindjen e Mesme, ku shpreh  qëndrimin e Shqipërisë përkrahë aleatëve, në mbështetje të përpjekjeve për të parandaluar regjimin iranian

Gjatë takimit rikonfirmuam partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve tona, bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësinë e kahershme, si edhe aleancën tonë të palëkundur në kuadër të NATO-s. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë.

Diskutuam gjithashtu zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë rajonale dhe globale, përfshirë situatën aktuale në Lindjen e Mesme. Shqipëria qëndron përkrah aleatëve të saj në mbështetje të përpjekjeve për të parandaluar regjimin iranian nga sigurimi i armëve bërthamore apo armëve të tjera të shkatërrimit në masë, si dhe për të garantuar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. Siguria e aleatëve tanë mbetet e panegociueshme.

Po ashtu, shkëmbyem pikëpamje mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë, rëndësinë e forcimit të sigurisë rajonale, rritjen e qëndrueshmërisë demokratike dhe avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, theksoi se qeveria do të mbështesë sipërmarrjet shqiptare...
11:55 | 06/07/2026

Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Ulsi Manja, pas diskutimeve në javën e...
11:06 | 06/07/2026

Pango tha se privatizimi i Kompleksit “Partizani” u kërkua i përshpejtuar, reagon Berisha pas dëshmisë së ish-ministrit të tij

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pas daljes nga SPAK, ku është paraqitur në kuadër të masës “detyrim paraqitje”, duke komentuar...
10:54 | 06/07/2026