Humbën rrugën në Majën e Jezercës, policia u shkon në ndihmë 2 turisteve angleze
Policia e Tropojës u ka shkuar në ndihmë 2 turisteve angleze që kishin humbur rrugën teksa eksploronin majën e Jezercës.
“Salla operative e Komisariatit të Policisë Tropojë, ka marrë njoftim rreth orës 15:15, se dy turiste, rezidente në Angli, kërkonin ndihmë pasi kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës .
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë, janë nisur në drejtim të Majës së Jezercës për të lokalizuar dhe ndihmuar dy turistet.
Pas 3 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e turisteve, të cilat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi zbritën në Valbonë, të shoqëruara nga punonjësit e Policisë, u akomoduan në një bujtinë në Valbonë”, bëri me dije policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta