Humbi jetën në aksident, gjimnazi “Ali Demi” mesazh për 17-vjeçarin: Gëzo me engjëjt

29 Tetor 2025 | 08:53

Mbrëmjen e së martës, 17-vjeçari Leandro humbi jetën tragjikisht në aksident, ndërsa sot ai përcillet për në banesën e fundit. Trishtim i thellë në gjimnazin “Ali Demi”, ku i riu ishte nxënës. Mësues, shokë klase dhe drejtues të shkollës kanë një mesazh duke shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e papritur të 17-vjeçarit i cili ishte një djali shembullor, të qetë dhe të dashur nga të gjithë.

Në një mesazh ngushëllimi, gjimnazi “Ali Demi” ka theksuar se kujtimi i Leandros do të mbetet i paharruar mes bankave të shkollës dhe në zemrat e gjithë atyre që e njohën. Gjimnazi ka vendosur edhe një parullë ku shkruhet: “Gëzo me engjëjt Leandro”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026

Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor

Kryeplaku i fshatit Gështenjas të Pogradecit ka folur për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në krye të detyrës elektriçisti Agim Beqiri. Ai tha se...
11:49 | 26/07/2026