Humbi kontaktet me familjen 3 ditë më parë, gjendet i vdekur 66-vjeçari

9 Shkurt 2024 | 13:46

Një 66 vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Hoçisht të Korçës.

Bëhet fjalë për shtetasin Shkëlqim Callo, banues në fshatin Përparimaj të Devollit, i cili para 3 ditësh ishte larguar nga banesa e tij dhe kanë qenë familjarët ata që kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.

Ditën e sotme është bërë e mundur gjetja e trupit të 66-vjeçarit.

Policia bën me dije se nga verifikimi i trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj e mendohet se vdekja e 66 vjeçarit mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026