Humor dhe filozofi në karikaturë, Arben Meksi ekspozitë në rrugët e Korçës

2 Gusht 2021 | 15:13

Një ekspozitë në qiell të hapur me karikaturat e artistit Arben Meksi, ka shoqëruar në shëtitjet e fundjavës, qytetarët dhe turistët në qytetin e Korçës.

Të ekspozuara në Pedonale dhe në Pazarin e Vjetër, ato kanë përçuar shijet e artit nëpërmjet humorit dhe filozofisë.

Me profesion arkitekt, Meksi prej më shumë se 3 dekadash zhvillon artin e karikaturës, duke përçuar nëpërmjet humorit dhe filozofisë, një komunikim direkt me publikun.

“Ndryshe nga ekspozitat e tjera tradicionale, nuk merret me figurën e njeriut si portret të cilën karikaturistët e deformojnë, apo me karikatura politike. Merret me karikaturën universale. Është karikatura më e kërkuara sot në botë dhe për këtë organizohen edhe konkurse botërore. Kjo karikaturë bën bashkë humorin, filozofinë dhe imazhin. Të gjithë e dinë sesa fuqi ka imazhi në mendjen dhe ndërgjegjen e njerëzve”, u shpreh artisti.

Meksi u bën thirrje edhe karikaturistëve të tjerë të cilët janë të pakët në numër të bëhen bashkë në hapësirën ndërkombëtare për ta promovuar dhe për ta ngritur cilësisht këtë art duke hyrë në shoqatën botërore të karikaturistëve.

Meksi nuk lë pa përmendur edhe dëshirën e tij ku ky art i vogël në dukje por shumë i fuqishëm ka pasur një traditë me rreth 40 karikaturistë të cilët për fat të keq sot as nuk përmenden. Nëse do të ketë mundësi dhe mbështetje nga institucionet në qytetin e lindjes, Vlorë këtë ëndërr dhe dëshirë ta realizojë në hapjen e një galerie të karikaturës shqiptare.

“Kam një ëndërr që në qytetin tim të Vlorës, në të ardhmen të bëj galerinë e karikaturës shqiptare”, tha Meksi.

Organizatorja e këtij aktiviteti Flora Nikolla u shpreh se vitin e kaluar Shqipëria shënoi futjen e parë të këtij lloj arti në karikaturën botërore. Aktiviteti nuk është formal por real dhe sipas saj është në nivele botërore, sikundër karikatura që mban edhe emrin “Shqipëri”.

Në kuadrin e bienales Ndërkombëtare të Karikaturës ky aktivitet do jetë i përqendruar këtë fundjavë e shtrirë në 2 ditë në qytetin juglindor në Pedonalen e qytetit dhe në zonën e Pazarit të Vjetër, ku korçarët do të mund të vizitojnë  nga afër punimet e kësaj ekspozite.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026