Hungaria bllokon BE-në: Ndihma për Ukrainën të vendoset pas zgjedhjeve në SHBA
Qeveria e Hungarisë konfirmoi të martën se do të bllokojë huanë prej 35 miliardë eurosh që Komisioni Evropian ka propozuar për ekonominë e rraskapitur të Ukrainës derisa Shtetet e Bashkuara të zgjedhin presidentin e ri më 5 nëntor.
Huaja do të përdorë fitimet nga asetet e ngrira të Bankës Qendrore Ruse në mënyrë që Kievi të shlyejë gradualisht paratë e marra, me përjashtim të atyre nga arkat evropiane. Vende të tjera aleate pritet të bashkohen për ta çuar huanë totale në 45 miliardë euro.
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për stabilitetin afatgjatë të planit të paprecedent, duke qenë se sanksionet e BE-së mbi asetet e ngrira duhet të ripërtërihen çdo muaj në mënyrë unanime. Kjo do të thotë se në çdo moment, një shtet anëtar mund të parandalojë ripërtëritjen, të zhbllokojë asetet dhe të hedhë poshtë të gjithë projektin.
Hungaria në veçanti ka fituar reputacionin e bllokueses së sanksioneve derisa siguron koncesione të kontestuara, disa prej të cilave favorizojnë interesat e Kremlinit.
“Ne besojmë se për këtë çështje duhet të vendoset pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Ky është qëndrimi i Hungarisë”, ka deklaruar ministri hungarez i Financave, Mihály Varga.
Ai argumentoi se dy kandidatët presidencialë, Kamala Harris dhe Donald Trump, kanë qëndrime të ndryshme sa i takon agresionit rus, ndaj dhe blloku duhet t’i marrë hapat e ardhshëm bazuar në zgjedhjen që do të bëjnë qytetarët amerikanë.
Nga kryeministri hungarez nuk ka pasur një koment, por Viktor Orban disa herë e ka shprehur simpatinë e tij për miliarderin e pasurive të patundshme.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 12:28 PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale
- 12:23 Konjufca i bën thirrje Gjykatës së Hagës: Mos merrni vendim politik, por të drejtësisë
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA