Hungaria bllokon deklaratën e BE-së për luftën në Ukrainë

23 Shkurt 2024 | 15:07

Hungaria ka bllokuar deklaratën e Bashkimit Evropian të cilën blloku është dashur ta lëshojë më vonë gjatë 23 shkurtit lidhur me dyvjetorin e nisjes së pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

Kështu thanë disa burime në Bruksel, që kishin njohuri me këtë proces, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë.

BE-ja tani po punon në deklaratën që do të lëshohet në emër të tre presidentëve të institucioneve kryesore: Ursula von der Leyen e Komisionit Evropian, Roberta Metsola e Parlamentit Evropian dhe Charles Michel i Këshillit Evropian.

Për të lëshuar një deklaratë në emër të BE-së, të gjithë 27 shtetet anëtare duhet të pajtohen. Budapesti po e kundërshton deklaratën pa dhënë ndonjë shpjegim konkret, thanë zyrtarët e BE-së për REL-in, por një diplomat tha se formulimi i deklaratës “thjesht, ishte shumë i fortë për ta [Hungarinë]”.

Hungaria në vitet e fundit ka refuzuar disa deklarata të BE-së. Rasti i fundit ishte më herët gjatë kësaj jave kur Budapesti tentoi të bllokonte dakordimin e 26 shteteve të tjera anëtare kundër një operacioni të paralajmëruar ushtarak të Izraelit kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – në jug të Gazës. Më herët, Hungaria po ashtu kishte vendosur veto mbi një deklaratë që kritikonte Kinën, Rusinë dhe Azerbajxhanin lidhur me luftën e këtij të fundit kundër Armenisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij...
17:12 | 15/07/2026