Hungaria kundër vendosje së çmimit tavan për gazin rus

9 Shtator 2022 | 09:59

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka paralajmëruar se propozimi për të vendosur një çmim tavan për gazin rus, do të rezultonte me ndërprerje të menjëhershme të furnizimeve të energjisë ruse për Evropën.

Këto deklarata ai i bëri para se ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian të takohen për të diskutuar për këtë propozim.

Szijjarto shkroi në Facebook më 9 shtator se “plani për të vendosur çmim tavan vetëm për gazin rus që vjen përmes tubacioneve, është krejtësisht kundër interesave evropiane dhe hungareze”.

“Këtë mëngjes ne do të bëjmë më të mirën që Brukseli më në fund ta kuptojë se furnizimet me gaz nuk janë çështje ideologjike apo politike, por janë një realitet i fortë fizik”, tha Szijjarto.

Ministrat e Energjisë të BE-së, pritet që më vonë gjatë 9 shtatorit të takohen për të diskutuar për mënyrat se si të luftojnë rritjen e çmimeve të energjisë.

Shtrenjtimi i energjisë është shkaktuar pasi Rusia ka ndërprerë pothuajse shumicën e dërgesave të gazit për në Evropë si përgjigje ndaj sanksioneve që blloku evropian ka vendosur ndaj Moskës për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026