Hungaria: Marrëveshje me SHBA që do të lehtësojë ndikimin e tarifave
Hungaria pret të nënshkruajë një marrëveshje biznesi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në gjashtë muaj, e cila duhet të lehtësojë ndikimin e tarifave amerikane të vendosura së fundmi nga presidenti i atij vendi, Donald Trump, tha sot kryeministri hungarez Viktor Orbán.
“Ne po flasim me amerikanët për çështje ekonomike që do të ishin të dobishme për ne. Tarifat do të jenë negative për ne, por ne jemi duke negociuar marrëveshje të tjera ekonomike për t’i kompensuar ato”, tha Orban për portalin OT.
Ai tha se pret që Partia Republikane të qëndrojë në pushtet në SHBA për 12 vjet, gjë që sipas tij do të karakterizohet nga “mendimi patriotik amerikano-republikan”.
Sipas Reuters, tarifat amerikane do të kenë ndikimin më të madh në industrinë e automjeteve të Hungarisë, e cila është shtytësi kryesor i ekonomisë së saj.
Hungaria anëtare e BE-së kërkon të përshpejtojë rimëkëmbjen ekonomike dhe të frenojë inflacionin. SHBA ka vendosur tarifa prej 25 për qind për importet e makinave, çelikut dhe aluminit nga BE.
“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’
Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD
- 17:33 “Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
- 17:24 Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’
- 17:14 Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD
- 17:14 Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
- 17:07 Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq!
- 17:05 Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane