Hungaria në zgjedhje, partia e Orban ruan epërsinë ndaj opozitës së bashkuar
Teksa zgjedhjet kombëtare të 3 prillit po afrojnë, hungarezët po përgatiten të zgjedhin mes kryeministrit nacionalist Viktor Orban, një nga liderët më jetëgjatë të Evropës dhe një opozite të bashkuar kundër tij, për herë të parë që kur mori pushtetin në 2010-n.
Kur mungon më pak se një javë nga dita e zgjedhjeve, partia e Orban, Fidesz, ka ruajtur epërsinë ndaj aleancës opozitare të udhëhequr nga Peter Marki Zay, një figurë politike e pavarur.
Posterët elektoralë, nga të dyja palët, janë vendosur kudo nëpër qytetet e vendit dhe hungarezët kanë nisur të peshojnë se cilën anë të zgjedhin.
“Opozita nuk ka një program real, nuk shohim asgjë pozitive prej tyre. Ata vetëm sa nxisin urrejtjen. Nëse Fidesz nuk i fiton zgjedhjet, për Hungarinë do të jetë fundi”, thotë Bela Farkas, mbështetës i Orban.
Një sondazh i kryer në ditët e fundit të marsit tregon se Fidesz gëzon 40 për qind të mbështetjes kundrejt 32 për qind që llogaritet ajo për opozitën, ndërkohë që votuesit e pavendosur janë diku tek 20-përqindëshi.
Mbështetësit e kampit opozitar në Budapest insistojnë se vendi ka nevojë për një ndryshim të lidershipit.
“Mund të them se Fidesz ka çmontuar demokracinë dhe përdor pushtetin në mënyrë arrogante. Ata ia kanë vjedhur vendin popullit, kanë vjedhur pasuritë e vendit tonë dhe ua kanë çuar ato privatëve”, shprehet Annamaria Vaarnai, mbështetëse e opozitës.
Lidhur me konfliktin në Ukrainë, Orban ka dënuar sulmet e Rusisë, por ka shmangur kritikat në adresë të presidentit Vladimir Putin.
Gjithashtu, ai nuk ka lejuar përdorimin e Hungarisë si transit për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe ka kundërshtuar sanksionet, duke thënë se ato do të dëmtonin ekonominë hungareze që bazohet tek gazi rus.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet