Hungaria refuzon NATO-n: Ukraina të zgjidhet me dialog

11 Shkurt 2022 | 13:38

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijarto deklaroi se nuk do të pranojnë më trupa shtesë nga NATO. Sipas tij çështja e Ukrainës duhet zgjidhur me dialog dhe jo me sanksione.

Edhe kryeministri Viktor Orban deklaroi pas vizitës së Moskë se nuk shihte te Rusia synimin për të pushtuar Ukrainën dhe se duhej diplomaci për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Szijarto këmbnguli në po të njëjtën gjë.

“Duhet të japim maksimumin për të shmangur skenarin më të keq. Duhet të investojmë tek diplomacia dhe dialogu. Prandaj ne i bëjmë thirrje Rusisë, aleatëve perëndimorë dhe vendeve të forta që të mos heqin dorë nga zgjidhja paqësore. Për ne vendet e vogla sulmet e dhunshme mund të jenë shumë të rrezikshme. Ndaj le ta shmangim skenarin më të keq me çdo mjet,” – tha ministri hungarez për Euronews.

Shumë vende të Evropës lindore si Polonia dhe Rumania, por edhe baltike si Estonia kanë lejuar një fluks të trupave të NATO-s në territorin e tyre. Por Budapesti e refuzon këtë opsion.

“Jo, ne nuk e kemi pranuar këtë dhe nuk do ta pranojmë sepse kemi trupa të NATO-s në territorin tonë, që janë forcat e armatosura hungareze. Ato janë në gjendje të garantojnë sigurinë e vendit. Ndaj nuk na duhen trupa shtesë,” – u shpreh Szijarto.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)

Një zjarr i madh në pyll pranë qytetit francez të Perpignanit sot çoi në evakuimin e kampeve në Caen-en-Roussillon dhe Sainte-Marie-la-Mer, dhe më shumë se...
07:44 | 03/07/2026

Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës

Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në sistemin...
22:25 | 02/07/2026

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, KE: Afat deri më 15 korrik për raportimin

Ka përfunduar afati i katërt për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. Deri më 30 qershor, shtetet...
22:11 | 02/07/2026