Hyrja e ndihmave në Gaza, OKB, thirrje palëve: Armëpushim humanitar imediat
20 kamionë të tjerë që transportonin ndihma humanitare hynë në Gaza të hënën, duke u bërë autokolona e tretë që nga nisja e luftës. Ngarkesat përmbanin medikamente, ujë dhe ushqime, sipas Gjysmëhënës së Kuqe palestineze.
Por karburanti mungonte dhe rezervat pritet të mbarojnë brenda dy ditëve të ardhshme. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një “armëpushim humanitar imediat”, në mënyrë që të dërgohen më shumë ndihma.
Ndërkohë, Britania do të dërgojë 24 milionë dollarë ndihma shtesë për të ndihmuar civilët në Gaza. Kryeministri Sunak e bëri njoftimin pas udhëtimit në Lindjen e Mesme.
Përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për krijimin e korridoreve humanitare vazhdojnë.
Më herët ishte radha e kryeministrit holandez Mark Rutte, që u takua si me homologun izraelit Benjamin Netanyahu, ashtu dhe me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.
Rutte përsëriti se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet, por i kërkoi Netanyahut që të minimizojë numrin e viktimave civile në Rripin e Gazës.
Një sesion i posaçëm do të zhvillohet të enjten në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të diskutuar luftën Izrael-Hamas.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë