Hysni Gucati në Hagë, familja pret të nisë betejën ligjore me Gjykatën Speciale
Mëngjesin e së premtes, Hysni Gucati, kryetar i OVL të UÇK-së, doli si zakonisht nga shtëpia e tij në fshatin Morinë të Skenderajt, e shkoi në zyrat e organizatës në Prishtinë. Por rreth orës 13:00 u arrestua nga Njësia Speciale e Eulex-it, kurse mbrëmja e gjeti në Hagë.
“Hera e fundit me të cilin kemi biseduar ishte sot. Por mbrëmë pasi ka mbërritur në Hagë, kemi biseduar rreth orës 22:00. Ai na ka treguar që rreth orës 19:00 ka mbërritur në Hagë”, tha Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit.
Në një prononcim për Euronews Albania, familjarët tregojnë se gjatë gjithë kohës, ishin në kontakt me Gucatin, dhe sjellja e policisë ndaj tij, ishte korrekte. Ata presin të njoftohen gjatë javës për procedurat. Megjithatë, pjesëtarë të familjes Gucati janë të shqetësuar.
“Kemi mërzinë, shqetësimet edhe këto emocionet tona pasi që nuk e kemi pritur një gjë të tillë”, shtoi ai .
Ndërkohë, mbrëmjen e së premtes, Zyra për shtyp e Gjykatës Speciale të Hagës sqaroi arsyet e prangosjes së kreut të veteranëve të Kosovës.
“Për të dyshuarin [Gucati] është lëshuar fletë-arresti për vepra penale kundër administrimit të së drejtës, praktikisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedures”, shtoi ai.
Të njëjtën ditë në orët e mbrëmjes, u arrestua dhe dërgua në Hagë, edhe nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj. Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga Specialja, edhe mbi të rëndojnë një sërë akuzash, përkatësisht ajo e ‘frikësimit të dëshmitarëve’, ‘hakmarrje’ dhe ‘shkelje të fshehtësisë së procedurës’,
Fletë-arrestet pasuan tri konferenca për media të mbajtura nga veteranët, ku shpërndanë dosje të klasifikuara që dyshohet se i takojnë Gjykatës Speciale, të lëna nga një person i pa identifikuar.
Lexoni gjithashtu:
Gjykata Speciale tregon akuzat që rëndojnë ndaj Nasim Haradinajt
Ish-eprori i UÇK-së Salih Mustafa të hënën del para “Speciales” në Hagë
LVV merr mandatin e 53-të, hapet rruga për formimin e qeverisë me komunitetet
Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3,500 trupa
PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane
- 09:41 Obama hap qendrën presidenciale në Çikago, thirrje amerikanëve: Mbroni demokracinë
- 09:37 WSJ: Pentagoni do të kërkojë 80 miliardë dollarë për të mbuluar kostot e luftës me Iranin
- 09:31 Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve SHBA-Iran
- 09:30 Përfshihet nga flakët makina në fshatin Dukat, shkrumbohet plotësisht (VIDEO)
- 09:28 Kryeministri Babis: Çekia nuk do të arrijë përsëri objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s këtë vit
- 09:18 Kryenegociatori i Iranit: SHBA të mos bëjë kërkesa të tepërta se do të përballet me përgjigje shkatërruese