PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane

17 Qershor 2026 | 14:42

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën ku thuhet se reformat dhe përparimi në dialogun Kosovë-Serbi mbeten kyç në rrugën evropiane të vendit.

Rezoluta u miratua me 412 vota për, 174 kundër dhe 58 abstenime.

“Vazhdimi i reformave dhe përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbeten kyç në rrugën evropiane”, shkroi në X raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, pas miratimit të rezolutës.

Në rezolutë përshëndetet përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj procesit integrues. Në këtë kontekst, aty thuhet se dialogu për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga Brukseli, mbetet pjesë integrale e perspektivës evropiane të Kosovës.

Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar dialog të nivelit të lartë që nga shtatori i vitit 2023, pak ditë para sulmit të armatosur në Banjskë.

Zëvendëskryeministrit në detyrë, Glauk Konjufca, ka deklaruar në fillim të majit se nuk pret që gjatë këtij viti të ketë ndonjë zhvillim në dialog.

“Të shohim në vitin 2027 sesi do të zhvillohen gjërat, por për shkak të zhvillimeve nuk pres diçka, as ndonjë iniciativë evropiane shumë të fokusuar në këto muajt e vitit që kanë mbetur”, tha ai më 11 maj.

Ai tha se problemi më i madh në dialog qëndron te “goditja në mirëbesim” që i është bërë procesit “nga ana e Serbisë”.

Konjufca tha se sulmi në Banjskë më 2023 dhe ai në kanalin e Ibër-Lepencit më 2024 dëmtuam mirëbesimin në procesin e normalizimit të raporteve, që ka nisur më 2011 dhe që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Në rezolutën e miratuar të PE-së është përsëritur qëndrimi se viti 2025 ishte vit i humbur për vendin, duke tërhequr vërejtjen se edhe muajt e vitit 2026 po rrezikohen humbje për shkak të krizës politike.

Në rezolutë thuhet se për shkak të situatës politike, Kosova mund të humbë mjete financiare nga Plani i Rritjes, pasi ekziston frika se Kosova nuk do të jetë në gjendje t’i përmbushë kriteret e nevojshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3,500 trupa

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në të ardhmen, misioni paqeruajtës i aleancës në Kosovë, KFOR, do të ketë deri në 3.500...
15:22 | 17/06/2026

Diaspora i jep edhe një mandat Vetëvendosjes, LDK humb një

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të shumicës së votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, ndërsa procesi i numërimit...
13:13 | 17/06/2026

Kreu i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka quajtur lajm të mirë faktin se NATO-ja do të reduktojë praninë në Kosovë si pasojë e...
12:50 | 17/06/2026