I arrestuar 1 vit më parë, kush është 34-vjeçari i vrarë me armë zjarri

21 Tetor 2022 | 09:18

Indrit Ndoj, 34 vjeç, u gjet i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së premtes në një rrugë dytësore në Fushë-Krujë.

Policia tha se nga këqyrja paraprake është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga një armë zjarri.

34-vjeçari është arrestuar më parë në 19 shtator të 2021, pasi u kap bashkë me Enea Babasin duke transportuar me automjetet  e tyre “ Volvo” dhe “Ford” 19  emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

“Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitin e tyre në territorin shqiptar me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në  automjetet tip “Volvo” dhe “Ford” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Enea Babasi, 26 vjeç dhe Indrit Ndoj, 33 vjeç, banues në Fushë Krujë”, njoftonte policia e Lezhës 1 vit më parë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026