Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili është konstatuar duke drejtuar automjetin pa vendosur rripin e sigurimit dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar se e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre 200 euro.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tentoi të kalonte 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 55-vjeçari në Durrës
- Ngiste makinën nën efektin e drogës, arrestohet shoferi në Tiranë