‘I dërgova në Parajsë”, babai vret dy djemtë dhe dorëzohet në polici
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Turqi, ku një burrë, i identifikuar si Murat R., është paraqitur papritur në komisariatin e policisë së zonës, duke iu drejtuar policëve të shërbimit: “Fëmijët i dërgova në parajsë, tani erdha këtu”.
Duke parë sjelljet e tij të çuditshme, fillimisht policët dyshuan në atë që ai tha dhe për verifikim u nisën drejt banesës së personit në fjalë, ku fatkeqësisht zbuluan tragjedinë.
Ata gjetën dy djemtë e autorit, 13-vjeçarin Yağmur R. dhe 10-vjeçarin Emre R., pa shenja jete.
Autori dyshohej se ishte me probleme të shëndetit mendor, ndërsa u ndalua menjëherë nga policia.
Në trupat e dy vëllezërve që humbën jetën nuk u gjetën plagë apo shenja sulmi, duke ngritur edhe më tej dyshimet për ngjarjen.
Policia nisi hetimet përkatëse për ngjarjen, ndërsa trupat e djemve të pajetë u dërguan në morg për kryerjen e autopsisë, që do të çojë në zbulimin e shkakut të vërtetë të vdekjes së tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Putini refuzon propozimin e Zelenskyy-t për një takim
CENTCOM mohon pretendimet: Forcat iraniane nuk sulmuan ndaj anijeve luftarake të Marinës Amerikane
OBSH kërkon 518 milionë dollarë për të frenuar shpërthimin e Ebolës
- 18:02 Rama me banorët e Zvërnecit: Pronarët privatë merren vesh privatisht. Nuk e vendos as qeveria e as protestuesit
- 17:53 Takimi me banorët e Zvërnecit, Rama mbërrin në pallatin e kulturës “Labëria”
- 17:47 Putini refuzon propozimin e Zelenskyy-t për një takim
- 17:42 FOTOLAJM/ Edi Rama publikon foton e fundit nga Mali i Zi me Kancelarin Friedrich Merz
- 17:42 Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me banorët e Zvërnecit
- 17:33 CENTCOM mohon pretendimet: Forcat iraniane nuk sulmuan ndaj anijeve luftarake të Marinës Amerikane