I dërguari i Trump viziton Moskën për bisedime të reja “kokë më kokë” me Putinin
Në një përpjekje të re diplomatike për të gjetur një zgjidhje përfundimtare ndaj luftës në Ukrainë, i dërguari i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, do të vizitojë këtë javë Moskën për një raund të ri bisedimesh me Presidentin rus, Vladimir Putin. Lajmi u konfirmua të martën nga Shtëpia e Bardhë.
Witkoff ka zhvilluar më parë tre takime të gjata me udhëheqësin rus, në përpjekje për të negociuar ndalimin e luftimeve që kanë shkaktuar dhjetëra mijëra viktima dhe shkatërrime masive në Ukrainë.
Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, bëri të ditur se Presidenti Trump ishte takuar gjatë ditës me Witkoff, dhe se të dy “dëshirojnë që publiku të dijë se negociatat janë ende në zhvillim e sipër”. Ajo shtoi se Witkoff do të niset drejt Rusisë në ditët në vijim.
“Presidenti Trump dëshiron paqe. Ai është gjithnjë e më i zhgënjyer me të dyja palët në konflikt,” tha Leavitt.
Nga ana tjetër, Kremlini konfirmoi gjithashtu vizitën. Këshilltari për politikën e jashtme i Presidentit Putin, Yury Ushakov, deklaroi për agjencinë Interfax se takimi mes Witkoff dhe Putinit do të mbahet këtë javë në Moskë, ndërsa pritet që ai të jetë përgatitor për raundin e ardhshëm të bisedimeve shumëpalëshe që do të zhvillohet në Londër.
Në këtë takim të planifikuar për të mërkurën, do të marrin pjesë përfaqësues të lartë amerikanë, ukrainas, britanikë dhe francezë. I dërguari i Trump për Ukrainën, gjenerali Keith Kellogg, do të jetë pjesë e delegacionit amerikan, ndërsa Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, nuk do të marrë pjesë.
Ndërkohë, nga Kievi, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy deklaroi se është i hapur për një takim me Presidentin Trump gjatë kësaj jave, kur të dy pritet të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Vatikan. Zelenskiy tha se Ukraina mbetet e gatshme të diskutojë në çdo format, por theksoi se bisedimet mund të zhvillohen vetëm pas një armëpushimi të plotë dhe ndaljes së luftimeve.
Ndërkohë, sipas raportimeve të “Financial Times”, Presidenti Putin ka ofruar që Rusia të ndalojë avancimin e saj ushtarak përgjatë vijës aktuale të frontit, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Presidentin Trump. Po ashtu, të njëjtat burime thonë se SHBA ka propozuar njohjen e aneksimit të Krimesë nga Rusia si pjesë e diskutimeve, një hap që do të përbënte një lëshim të konsiderueshëm në tavolinën e negociatave.
LEXONI GJITHASHTU:
Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues
Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet ishullin Kyushu në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami
SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO
- 12:37 Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues
- 12:26 Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 12:25 Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital
- 12:20 Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën