I dërguari i Trumpit takohet me Netanyahun për ndihmën në Gazë
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, u takua të enjten me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në përpjekje për të shpëtuar bisedimet për armëpushim në Gazë dhe për krizën humanitare në enklavën palestineze, ku organizatat që monitorojnë urinë kanë thënë se atje po ndodh skenari më i keq i urisë.
Menjëherë pas mbërritjes së Witkoffit, presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në Truth Social: “Mënyra më më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gazë është që Hamasi të dorëzohet dhe t’i lirojë pengjet”.
Ai iu referua grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, i cili gjatë sulmit të 7 tetorit në Izrael vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë.
Bisedimet indirekte për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Doha përfunduan pa ndonjë rezultat javën e kaluar, me të dyja palët që fajësuan njëra-tjetrën për bllokim, ndërsa vazhdojnë të kenë mospajtime për çështje, sikurse deri në çfarë mase duhet të tërhiqet Izraeli në aspektin ushtarak.
Vizita e Witkoffit zhvillohet në kohën kur Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar lidhur me shkatërrimin në Gazë dhe kufizimet e vendosura për ndihmën në këtë territor. Kanadaja u bë fuqia e fundit perëndimore që paralajmëroi se do të njohë shtetin palestinez.
Një ditë më parë, Izraeli i dërgoi një përgjigje Hamasit lidhur me ndryshimet e fundit që ky grup i kishte bërë një propozimi amerikan, i cili parasheh një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e disa pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë, tha një burim për Reuters.
Zyrtarët izraelitë kanë thënë ditët e fundit se Izraeli mund të aneksojë disa pjesëve të Gazës nëse vazhdon bllokada në bisedime.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë