I doli bileta false, tifozi: Na e hodhën, informuam edhe Policinë! 360 euro dëm

20 Nëntor 2023 | 20:08

Një tifozi që kishte shkuar për të parë ndeshjen e Kombetares kundër Ishujve Faroe gjatë mbrëmjes së sotme, i ka rezultuar bileta false.

Përmes një interviste në Euronews Albania, ai tha se kishte blerë 6 bileta nga 60 euro secilën.

Ai shtoi se kanë informuar edhe Policinë për këtë rast, si dhe hodhi akuza ndaj FSHF-së për mënyrën e shitjes së biletave.

“Kjo është një biletë që është shitur me qindra herë. E kemi realitetin shqiptar, që FSHF prodhoi biletat dhe kur faqja ran ë 20 minutat e para, nuk kishte më asnjë biletë. E sigurova biletën në tregun e zi 60 euro. Ky person që ishte shkruar në biletë nuk ekziston. Bileta është e falsifikuar. Ne jemi rreth 60 vetë që nuk futemi dot brenda. Erdhëm për atmosferën.

Pse FSHF duhet të shesë biletat në faqen e saj, biletat duhet t’i shesë UEFA. Unë kam blerë 6 bileta, 360 euro. Biletat u blenë gojë për gojë. Dikush tha kam një biletë këtu, kam një biletë atje. Kjo është mangësi e shtetit. Faqja e FSHF-së nuk mund të bjerë dhe kur të kthehet në funksion të mos ketë më bileta.

I kërkoj llogari FSHF-së unë se faqja e tyre ra në 20 minutat e para. E informuam edhe Policinë, kemi edhe një fotografi të personit që mund ta ketë bërë këtë, por nuk mund ta japim në kamer. Do marrim aeroplanin dhe do kthehemi andej nga erdhëm. Kjo ka aq vlerë sa ka edhe vota për Edi Ramën”, është shprehur tifozi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026