I dyshuar për krim të organizuar, arrestohet në Dubai Daniel Kinahan
Bosi i dyshuar i krimit të organizuar, Daniel Kinahan është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kinahan rreth të 40-ave u arrestua në Dubai në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga gjykatat irlandeze.
Qeveria amerikane vendosi sanksione ndaj tij në prill 2022, pasi ai dhe anëtarë të tjerë të familjes së tij u identifikuan si udhëheqës të kartelit të krimit të organizuar Kinahan.
Kinahan kishte lidhje edhe me botën e sportit nëpërmjet kompanisë së tij të menaxhimit të boksit MTK Global, e cila përfaqësonte më shumë se 100 boksierë, përfshirë Tyson Fury dhe Carl Frampton.
Policia e Dubait njoftoi se arrestimi u bë të mërkurën, më 15 prill, pas operacioneve intensive të kërkimit dhe mbikëqyrjes.
Policia e Dubait ka thënë se ka arrestuar një irlandez për rolin e tij të dyshuar në një rrjet ndërkombëtar të krimit të organizuar. Arrestimi vjen si pjesë e përpjekjeve për të luftuar krimin ndërkufitar.
Arrestimi pasoi marrjen e një dosjeje gjyqësore nga autoritetet irlandeze që detajonte krimet e dyshuara të Kinahan dhe përfshirjen e tij në një organizatë kriminale ndërkombëtare.
Bazuar në dosje, Prokuroria Publike e Dubait lëshoi një urdhër arresti për të filluar procedurat ligjore përpara ekstradimit të tij.
Kinahan u kap brenda 48 orëve nga lëshimi i urdhrit të arrestit. Policia thotë se arrestimi është bërë në përputhje me marrëveshjen dypalëshe për ekstradimin midis Irlandës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Izraeli zotohet se nuk do të tërhiqet nga Libani, teksa vendet përgatiten për një raund të ri bisedimesh
Lavrov pas sulmit në rafineri: Do të nisim sulme masive kundër objektivave ukrainase
Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?
- 16:48 Izraeli zotohet se nuk do të tërhiqet nga Libani, teksa vendet përgatiten për një raund të ri bisedimesh
- 16:39 Bajrat kallëzojnë Marjana Koçekun në SPAK
- 16:32 Penguan qarkullimin e mjeteve gjatë zhvillimit të protestës së 18-të në Tiranë, procedohen penalisht 23 persona
- 16:31 Lavrov pas sulmit në rafineri: Do të nisim sulme masive kundër objektivave ukrainase
- 16:21 Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?
- 16:13 Kanosi taksistin dhe i vodhi paratë, shoqërohet në polici autori