I hodhi kafe të nxehtë foshnjës në Australi, shpallet në kërkim ndërkombëtar autori

9 Shtator 2024 | 09:58

Policia australiane po punon me homologët e saj ndërkombëtarë për të gjetur një burrë që besojnë se ka ikur nga vendi pasi i ka derdhur kafe të nxehtë një bebeje në Brisbane.

Sulmi që ndodhi muajin e kaluar dhe ka tronditur kombin, e la djalin nëntë muajsh me “djegie të rënda” në fytyrë dhe gjymtyrë.

Policia e Queensland ka lëshuar një urdhër arresti për një 33-vjeçar të kërkuar për akte që synonin të shkaktonin lëndime të rënda trupore, një akuzë e cila mbart një dënim të përjetshëm.

Megjithatë, të hënën ata thanë se i dyshuari i tyre kryesor fluturoi nga aeroporti i Sidneit gjashtë ditë pas incidentit dhe vetëm 12 orë para se të konfirmonin identitetin e tij.

Foshnja ishte në një piknik me familjen e tij në një park periferik më 31 gusht, kur dëshmitarët thonë se një “burrë i çuditshëm” iu afrua, duke zbrazur një termus me kafe mbi fëmijën përpara se të ikte në këmbë.

Foshnjës iu dha menjëherë ndihma e parë, përpara se një infermiere jashtë detyrës ta çonte në banesën e saj aty pranë për t’i kaluar djegiet nën ujë të ftohtë.

Megjithatë, fëmija pësoi lëndime të rënda, të cilat tashmë kanë kërkuar operacione të shumta, dhe prindërit e tij thonë se ai po përballet me një rrugë shumëvjeçare drejt rikuperimit.

Motivi i incidentit është ende i panjohur, tha për mediat Det Insp Paul Dalton, duke e përshkruar rastin si një nga “më komplekset dhe më frustruesit” që ai kishte udhëhequr ndonjëherë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)

Departamenti i Zjarrfikësve i Kuvajtit tha se sulmet iraniane kishin shkaktuar zjarre në dy lokacione në vend, duke plagosur disa zjarrfikës, menjëherë pas një sulmi...
15:51 | 18/07/2026

Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, tha të shtunën se Teherani ka pezulluar angazhimet e tij ndaj një memorandumi mirëkuptimi, MoU, të kohëve të...
15:39 | 18/07/2026

Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)

Ukraina kreu sulme në shkallë të gjerë në Rusinë qendrore gjatë natës, duke synuar një numër deposh dhe një objekt nafte, sipas Kievit dhe autoriteteve...
15:29 | 18/07/2026