“I kam hyrë në hak familjes” – Zbardhen detaje reja, çfarë tha Veliaj para gjykatës

12 Shkurt 2025 | 20:54

Të tjera detaje janë zbardhur nga seanca e gjatë mbi 6 orë e zhvilluar në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Veliaj ka thënë se e vetmja gjë që ka bërë është detyra e dhënë nga populli që e ka votuar, madje sic thekson edhe ka punuar edhe të shtunë, të diele apo për ditë festash.

Ai mësohet të jetë shprehur vila në qerret për të cilën akuzohet nga SPAK nuk është në pronësi të tij por në pronësi të vjehrrës së tij.

“Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar.

Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës tim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes”, mësohet të jetë shprehur Veliaj në sallën e gjyqit

“Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale, buzëkuq dhe bizhuteri”, është shprehur prokurori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026