I kërkoi të lëvizte makinë, 30-vjeçari godet policin. Përfundon me pranga

12 Maj 2025 | 13:40

Një 30 vjeçar në Cërrik është arrestuar këtë të hënë, pasi ditën e djeshme ka ushtruar dhunë ndaj një efektivi të policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në Cërrik, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë të cilët i kanë kërkuar që të zhvendoste automjetin e tij, pasi i pengonte ata gjatë punës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Cërrik, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, sepse mbrëmë, rreth orës 21:30, në Cërrik, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë të cilët i kanë kërkuar që të zhvendoste automjetin e tij, pasi i pengonte ata gjatë punës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026