I kishte mbijetuar dy atentateve, ekzekutohet gazetari meksikan
Gazetari meksikan Nelson Matus Peña është ekzekutuar në Acapulco.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se persona të armatosur iu afruan makinës së gazetarit në një parking dyqani dhe ekzekutuan gjakftohtësisht drejtorin e faqes së lajmeve “Lo Real de Guerrero”, siç raporton gazeta El Universal.
Sulmi ndodhi pak pas orës 15:00 të së shtunës (me orën locale) në lagjen Emiliano Zapata, në veri të Acapulco.
Nelson Matus Peña u kishte mbijetuar dy atentateve , e para në 2017 dhe e dyta në 2019, sipas raporteve të mediave meksikane.
Një javë më parë, Luis Martín Sánchez Iñez, një gazetar i gazetës meksikane La Jornada, u gjet i vdekur në shtetin e Nayarit, disa ditë pas zhdukjes së tij.
Hetimet gazetareske në Meksikë të rasteve të korrupsionit, organizatave kriminale apo karteleve të drogës janë të rrezikshme për ata që guxojnë.
Që nga viti 2000, më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në vend, sipas shifrave të organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufi (RSF).
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë