I kritikuar për afërsinë me Putin, ish-kancelari Schroder padit Bundestagun

12 Gusht 2022 | 17:41

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroder ka paditur parlamentin e vendit, Bundestagun pasi atij iu hoqën disa privilegje shtetërore për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Rusinë.

Schroder, i cili shërbeu nga viti 1998 deri në 2005, kishte humbur të drejtën për financim që merrte më parë për hapësirën e zyrës dhe stafin e tij.

78-vjeçari tani po kërkon të rimarrë përfitimet.

Marrëdhëniet e Schroder-it me kompanitë ruse të energjisë dhe presidentin Vladimir Putin janë vënë nën kritika të ashpra pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.

Avokati i ish kancelarit tha se klienti i tij kishte paraqitur një padi në gjykatën administrative të Berlinit.

Në maj, Bundestagu gjerman ndryshoi rregullat mbi  disa privilegje që marrin ish-kancelarët në detyrat e tyre aktuale.

Pak ditë më parë  anëtarët e Partisë Social Demokratike (SDP) në pushtet kundërshtuan një kërkesë  për të dëbuar 78-vjeçarin.

 Një komitet në Hamburg deklaroi se ish-kancelari i ka shkaktuar “dëm partisë” por  veprimet e tij nuk kanë shkelur rregullat .

Pas kritikave të forta, Schroder dha dorëheqjen nga bordi i kompanisë ruse të naftës Rosneft në maj dhe tha se kishte hequr dorë nga anëtarësimi në bordin e gjigantit të gazit Gazprom. Por ish-kancelari ka refuzuar të distancohet nga Putini dhe në fund të korrikut  është takuar me liderin rus në një vizitë në Moskë .

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026

41.5 gradë Celsius, Gjermania regjistron temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave

Gjermania ka regjistruar një rekord të ri temperaturash këtë të shtunë vetëm një ditë pasi regjistroi ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë. Shërbimi Meteorologjik...
17:45 | 27/06/2026