I kujt ishte faji? Euronews sjell reagimet e hebrenjve dhe arabëve në Jerusalem
Shpërthimi në spitalin “Al Ahli” në Gaza dhe vrasja e disa qindra personave kanë shkaktuar tronditje në mbarë rajonin. Fjalët “masakër” dhe “shkatërrim” po përdoren shpesh. Por i kujt ishte faji? Ekipi i Euronews kërkoi reagimet e komuniteteve hebraike dhe arabe në Jerusalem.
Tajla humbi anëtarët e familjes në sulmin e Hamasit fajëson militantët për valën e dhunës që ka nisur, por jo të gjithë palestinezët.
“Unë i dua arabët, nuk kam probleme me ta. Ne punojmë së bashku, bëjmë shaka dhe shkojmë mirë. Përse duhet të ndodhte e gjithë kjo? Përse?” – thotë ajo.
Prania e ushtrisë është bërë e zakonshme, teksa thirrja e shtetit izraelit për rezervistët vazhdon.
Euronews foli me Josef, një aktivist për paqen i lidhur me aktivistë palestinezë. Ai proteston çdo javë kundër qeverisë Netanyahu, por megjithatë insiston se Hamasi duhet të shkatërrohet për hir të paqes.
“Nuk është bomba jonë. Ishte një aksident i Xhihadit. Izraeli po i tregon të gjithë botës se nuk është bomba jonë. Militantët vendosin qëniet njerëzore si mburojë dhe nuk duan t’ia dinë,” – u shpreh ai.
Mes komuniteteve arabe në Jerusalemin lindor, shumë njerëz ngurronin të dilnin përpara kamerës nga frika e përballjes me policinë. Por një person pranoi të jepte opinionin e tij në kushte anonimati.
“Është e thjeshtë, izraelitët dhe amerikanët janë mbrapa kësaj. Ata nuk duan t’ia dinë më për Gazën dhe popullin e saj,” – tha personi i intervistuar.
“Dua t’i dërgoj një mesazh gjithë botës, lutjuni Zotit,” – u shpreh një tjetër.
Të gjithë janë të tronditur. Njerëzit druhen se konflikti do të ketë një përshkallëzim të ri dhe mbi të gjitha se mund të kthehet në një konflikt rajonal. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në veri të Izraelit, pranë kufirit me Libanin.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni