I kujtoi Nanon, Pëllumbi i kthehet Salianjit: Ndryshimet në PS i bëri im atë

6 Shtator 2023 | 22:03

“Fatos Nano mbahet si politikan liberal pikërisht sepse kishte demokraci brenda partisë, ndërsa PS-ja sot është si repart ushtarak”. Ishte kjo deklarata e Ervin Salianjit në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

Pas kësaj, deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi u përgjigj duke i thënë se ndryshimet i ka bërë i ati i tij, Servet Pëllumbi, por Salianji nuk e mban mend.

“Ju mbase nuk e mbani mend këtë gjë, por zoti Abilekaj me siguri e kujton që ndërtimin apo strukturimin e mendimit ndryshe në Partinë Socialiste e ka bërë im atë, kështu që mos më thuaj se si është partia dhe se si janë kontributet. Partia Socialiste krahas mendimit ndryshe, pati dhe sherre, pati dhe gjëra që s’duhet të ndodhnin, kështu që mos e diskuto fare se çfarë është demokracia dhe se çfarë është sherri,” – u shpreh Pëllumbi.

“Paradoksi është kjo, që ka pasur profesorë në Partinë Socialiste dhe në këtë kuptim ka pasur përplasje idesh, por po e them dhe sherre nëse e do kështu. Sot Partia Socialiste, vetëm me ligjin e dekriminalizimit u larguan 330 kriminelë të dënuar për prostitucion, vrasje, trafik droge,” – iu përgjigj Salianji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026