I lidhur në një kryq, ekspozohet skulptura realiste e Trump në Zvicër
Një vepër e ekspozuar në Zvicër ka shkaktuar reagime të shumta pasi paraqet presidentin Donald Trump të lidhur në një kry. Skulptura duket shumë realiste dhe Trump mban të veshur një uniformë portokalli të burgosuri dhe i lidhur pas një kryqi.
Artisti britanik Mason Storm, e ka quajtur veprën e tij “Shenjt ose Mëkatar”. Vepra, e cila është ekspozuar në Bazel që nga e shtuna, pasi është shfaqur më parë në Vjenë ka shkaktuar reagime.
“Fakti që ne mund të tregojmë gjëra të tilla do të thotë që jetojmë në një demokraci”, tha Marit, një norvegjeze që jeton në Bazel. Një vepër e tillë, argumentoi ajo, nuk mund të ekspozohej për një audiencë më të gjerë në Shtetet e Bashkuara.
Pronari i galerisë u shpreh se beson se presidenti amerikan do ta vlerësonte skulpturën.
“Sinqerisht mendoj se zoti Trump mund ta shihte veten si një Jezus modern. Dhe jam shumë i sigurt se ai është i vendosur të veprojë me mirëbesim”, tha ai.
Mason Storm është i njohur për skulpturat dhe pikturat e tij realiste. Ashtu si bashkatdhetari i tij i famshëm Banksy, ai përpiqet të ruajë anonimatin duke fshehur fytyrën me kapuçë ose maska të shpikura nga vetë ai. Vepra është blerë tashmë nga një koleksionist, por që nuk ka dëshur të identifikohet.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

