I mbijetoi luftës, politikania kosovare në pritje të ëmbël. Ndan lajmin më 17 shkurt
E mbijetuara e luftës në Kosovë dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ka zgjedhur një ditë të veçantë për të bërë me dije një lajm të ëmbël.
Gjatë fjalës së saj në ceremoninë që Kuvendi i Kosovës zhvillon këtë të premte në kuadër të 15-vjetorit të pavarësisë, Bogujevci bëri me dije se është në pritje të një fëmije.
“Me sytë nga e ardhmja në themele janë dëshmorët tanë, me mendjen nga zhvillimi e mbrojtja e vendit, me zemër te rinia dhe fëmijët betohem këtu së bashku me ju për punë dhe përkushtim për Atdheun tonë, për Republikën e Kosovës.
Qoftë çdo çast i punës tonë trashëgimi i drejtë dhe e duhur për ata që do vijnë pas nesh. Të punojmë bashkë për të rritur veten dhe vendin ashtu siç i patën aspiratat populli ynë dhe siç duam ta kemi vendin për fëmijët e Kosovës tonë. Këtë e kuptoj tani shumë më mirë, kur pres të bëhem edhe nënë,” – tha Bogujevci.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së
PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë
Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)
- 20:33 U ngjitën në majë të Empire State për të shpalosur një banderolë, arrestohet çifti pas propozimit për martesë
- 20:24 Rifillojnë transportet direkte të mallrave nga Emiratet Bashkuara Arabe në Iran
- 20:20 Kina i kërkon SHBA-së të ketë kujdes Tajvanin dhe marrëdhëniet të jenë të qëndrueshme
- 20:12 “PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a
- 20:11 Anglia siguron fitoren në minutat e fundit ndaj Kongos, Kane vendimtar me dy golat e tij
- 20:06 Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme