Një person me motor i vuri tritol makinës, si ndodhi shpërthimi në Shkodër

29 Qershor 2022 | 10:15

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Shkodër, ku Drejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetit Publik, Suida Kuka iu vendos tritol në makinën e saj, paditen e së martës.

Gazetari Teodor Gjerga raporton se ka qenë një person me motor, i cili ka vendosur lëndën plasëse poshtë makinës  “Range Rover” që ndodhej e parkuar në lagjen “Vojo Kushi”.

Mësohet se poshtë makinës së Kukës, ishte vendosur 200 gramë tritol.

Më pas autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ka qenë vetë Kuka që ka pikasur lëndën shpërthyese dhe menjëherë ka lajmëruar policinë.

Policia evakuoi zonën përreth dhe u bë një shpërthim i kontrolluar.

Suida Kuka ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjë person. Ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026