“I rekomanduan të shtrohej në spital, refuzoi”, policia: Muçollari probleme mendore

12 Gusht 2023 | 09:56

Ramiz Muçollari, 62 vjeç nga fshati Qesarakë i Maliqit u ekzekutua nga forcat RENEA mëngjesin e së shtunës pas disa orëve rezistencë dhe shkëmbimi zjarri me policinë.

62-vjeçari kishte plagosur një ditë më parë gruan dhe djalin, ndërsa më pas ishte mbyllur në shtëpi i armatosur dhe kishte refuzuar  të dorëzohej duke qëlluar me armë në drejtim të policisë.

Përmes një informacioni zyrtar policia bëri me dije se 62-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikiatrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.

Problemet mendore të 62-vjeçarit nga ana tjetër janë pohuar edhe nga fqinjët, të cilët kanë mohuar që ai të ishte agresiv apo të kishte shkaktuar shqetësime më herët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026