English

I riu nga Elbasani përplas qëllimisht me makinë 44-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 44-vjeçar ka mbetur i vdekur në Pejë si pasojë e një aksidenti të dyshuar të qëllimtë. Viktima është Ilir Osmani dhe u përplas nga 23-vjeçari i dyshuar Sergio Jonuzi.

- Advertisement -

Osmani u dërgua menjëherë në spitalin e Pejës, po nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Si fillim ngjarja u raportuar si aksidentale, por më pas policia e Kosovës ka arrestuar 23-vjeçarin për të cilin dyshon se e ka përplasur qëllimisht Ilir Osmanin me automjet tip Golf 5. I riu nga Elbasani fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por Policia ka arritur ta kap pak pas ngjarjes.

Sipas deklaratave të 23-vjeçarit ngjarja ka ndodhur për konflikte të mëparshme, për shkak se Osmani i ka djegur banesën.

Ndaj Sergio Jonuzit është ngritur akuza për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës rreth orёs 17:25  nё rrugën “Agim Binak Qelaj” nё Pejё.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?