I shikonin si kërcënim, ushtarët izraelitë vrasin dy palestinezë në Rripin e Gazës

17 Nëntor 2025 | 21:25

Dy palestinezë janë vranë nga ushtarët izraelitë në Rripin e Gazës të dielën. Ushtria izraelite tha se incidenti i parë ndodhi në pjesën veriore të enklavës, kur disa palestinezë kaluan “Vijën e Verdhë”, pas së cilës forcat izraelite janë tërhequr sipas armëpushimit të rënë dakord. Forcat izraelite nisën një sulm ndaj terroristëve, duke vrarë dy prej tyre.

Mediat e huaja shkruajnë se në periferi të qytetit të Gazës, ushtarët izraelitë qëlluan dhe vranë dy terrorist për të eliminuar kërcënimin, që ai paraqiste për ta. Pavarësisht armëpushimit të rënë dakord, IDF e ka bërë të qartë se forcat e saj do të marrin masa drastike për të eliminuar çdo kërcënim për sigurinë e tyre. Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, rreth 270 persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve izraelite që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor.

Lufta në Rripin e Gazës shpërtheu pas sulmit të paprecedentë të nisur nga Hamasi më 7 tetor 2023, në Izraelin jugor, në të cilin u vranë 1,218 persona dhe u rrëmbyen 251, sipas autoriteteve izraelite. Që atëherë, gati 70,000 persona janë vrarë në operacionet ushtarake izraelite në enklavën palestineze, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës të kontrolluar nga Hamasi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026