I shpallur në kërkim për kultivim droge, arrestohet 62-vjeçari

12 Qershor 2023 | 16:19

Një 62-vjeçar, i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit antikanabis të titulluar “Qarku”, është arrestuar nga policia e Malësisë së Madhe këtë të hënë.

I ndaluari, në bashkëpunim me vëllanë dhe bashkëshortet e tyre, kishte përshtatur një magazinë për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave.

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë vijuar intensivisht kërkimet dhe veprime të tjera procedurale dhe hetimore, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rasteve të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të goditura gjatë megaoperacionit antidrogë të koduar “Qarku”, si dhe për kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të tij.

Si rezultat, në vijim të fazës së 10 të këtij megaoperacioni, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim U. V., 62 vjeç, banues në fshatin Jeran. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar ndaj 62-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Më 7 dhjetor të vitit 2022, në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, Policia e Shkodrës zbuloi në fshatin Jeran, Malësi e Madhe, një magazinë të përshtatur nga shtetasit U. V., Gj. V. (shtetas ende në kërkim, vëllai i shtetasit U. V.), F. V. dhe M. V. (bashkëshortet e 2 vëllezërve), për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, me anë të llambave. Si rezultat i kësaj faze, u arrestua shtetasja F. V., u proceduan penalisht shtetasja M. V. dhe 4 punonjës të OSHEE-së, si dhe u sekuestruan 90 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe pajisje të ndryshme elektrike”, njofton policia.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026