I uroi vdekjen vajzës së Melonit, profesori kërkon ndjesë: Shkrimin e bëri ChatGPT
Stefano Addeo, një mësues italian, është vënë në qendër të kritikave pas një postimi të rëndë në rrjetet sociale ku i uronte vdekjen vajzës së kryeministres Giorgia Meloni. I ndodhur nën trysni të madhe publike dhe institucionale, ai ka dalë publikisht për të kërkuar ndjesë, duke pretenduar se mesazhi nuk ishte i tij, por i krijuar nga inteligjenca artificiale ChatGPT.
Në një intervistë për gazetën La Repubblica, Addeo tha se ishte i irrituar nga qëndrimi i qeverisë italiane lidhur me luftën në Izrael dhe i kërkoi AI-së ta ndihmonte për të shkruar një mesazh kritik ndaj Melonit. Pa e lexuar me kujdes, ai e publikoi mesazhin në rrjetet sociale, një veprim që e cilëson si gabimin më të madh të jetës së tij.
“Kur e lexova më pas, u tmerrova. E fshiva të nesërmen, por dëmi ishte bërë. Jam i tmerruar, nuk dal dot më nga shtëpia,” tha ai, duke rrëfyer se është ndjekur në rrugë dhe se i kanë hedhur domate në derë.
Addeo përshkruan veten si një njeri me bindje të forta humanitare: “Jam katolik, kundër dhunës, vegjetarian dhe angazhohem për të ndihmuar fëmijët. Ajo që ndodhi është e kundërta e vlerave të mia.” Ai shton se edhe nxënësit e tij e kanë mbështetur, pasi e njohin si mësues dhe si njeri.
Pavarësisht se e fshiu postimin menjëherë, autoritetet italiane kanë nisur hetime ndaj tij. Ministria e Arsimit ka hapur një çështje disiplinore, ndërsa drejtuesit e shkollës janë distancuar nga rasti.
“Jam i vetëdijshëm për pasojat e rënda që ka ky veprim. Dua vetëm t’i kërkoj ndjesë kryeministres dhe vajzës së saj. Nëse do ta takoja Giorgia Melonin, do e përqafoja dhe do i kërkoja falje me lot në sy. Vajzës së saj i uroj gjithë të mirat,” u shpreh mësuesi, i cili shton se ndodhet në një gjendje të vështirë emocionale dhe është i shqetësuar për sigurinë e tij personale.
Ngjarja ka shkaktuar debat të gjerë në Itali, jo vetëm për përmbajtjen e postimit, por edhe për përdorimin e pakujdesshëm të inteligjencës artificiale në diskursin publik.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona
Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë
Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
- 10:52 Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë
- 10:46 “Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)
- 10:38 Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
- 10:35 Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament