English

I vrau vëllanë pas abuzimit të vajzës, gruaja “tradhton” 50-vjeçarin: S’ishte i mirë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gruaja e 50-vjeçarit shqiptar, i cili vrau kunatin e tij (vëllain e bashkëshortes) pasi mori vesh se i kishte përdhunuar vajzën, ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen, por këtë herë duke mbajtur një qëndrim tjetër.

- Advertisement -

Sipas mediave të huaja, ajo ka bërë deklarata të forta, ndërsa i doli në mbrojtje vëllait të saj, 33-vjeçarit Erjon Pelivanit.

Në dëshminë e saj ajo tha se vëllai i saj nuk ka abuzuar me thjeshtrën e saj. Ajo pohoi se nuk ishte në dijeni të asgjëje.

Pyetjes nëse do ta shohë bashkëshortin Fatmir Tarellari në paraburgim, përgjigja për ERT ka qenë “JO”. Shqiptarja tha në emisionin ‘Të vërtetat me Zenën’, se çfarëdo që të ndodhte, burri i saj nuk duhej ta kishte bërë vrasjen.

“Çfarëdo që është bërë, ka një ligj. Ai nuk duhej ta vriste. Së bashku kemi një fëmijë që tani është 10 vjeç…”, tha njerka e 18-vjeçares për 50-vjeçarin, i cili ka dhe tre vajza nga martesa e mëparshme, ndërsa gruan e kishte humbur në një aksident automobilistik.

“Nuk dija asgjë! Ai vuajti atë që pësoi vajza dhe e tha tani, na mbylli shtëpinë… Këtë krim im shoq nuk duhej ta bënte… Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd… Kam duruar gjithë këto vjet. I rrita fëmijët e tij.

Vajza e tij vinte në shtëpi dy herë në javë. Nuk besoj se vëllai im i ka bërë gjë asaj”, tha ajo.

Së fundi, ajo tha se bashkëshorti i saj nuk është person i mirë dhe se prej vitesh kishte duruar shumë.

“Ai nuk është njeri i mirë. Ai gënjente shumë, ishte ekspert. Unë që jetoja me të, e kuptova më pas. Burri nxehej kollaj, nuk ishte as baba i mirë”, përfundoi ajo.

Ndërkohë celulari i 18-vjeçares, si dhe i viktimës, janë në dorën e policisë, me qëllim që dëshmia e vajzës të jetë e dokumentuar dhe të jetë provë që do të plotësojë dosjen e çështjes.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?