I zhdukur prej disa ditësh, 36-vjeçari në Florida gjendet i bllokuar në një gropë me baltë! Shpëton mrekullisht
Një burrë nga Florida i cili ishte zhdukur që nga Dita e Shën Valentinit, u gjet më shumë se një javë më vonë i bllokuar në baltë deri në supe. 36-vjeçari, Andrew Giddens kaloi disa ditë pa ushqim dhe ujë deri kur autoritetet e gjetën dhe e shpëtuan.
Zëvendës sherifi, Derrick Holmes i vuri re makinën e braktisur të Giddens më 23 shkurt afër një fabrike rëre, Holmes kontaktoi zyrtarët e fabrikës duke u kërkuar atyre të kontrollonin pronën e tyre dhe të shihnin nëse kishte ndonjë shenjë të Giddens.
Ai u gjet më 25 shkurt në baltë deri në shpatulla në një gropë. Giddens ishte vigjilent dhe mund të fliste, por punëtori që e kishte gjetur nuk mundi ta arrinte sepse ishte i rrethuar nga baltë.
Pasi u thirrën në vendngjarje, ekipet e specializuara me departamentet lokale të zjarrfikësve bashkëpunuan për të nxjerrë Giddens.
Operacioni i ndërlikuar zgjati rreth tre orë, me ekipet e shpëtimit që duhej të ishin të kujdesshëm që të mos ngecnin vetë në baltë. Agjencia tha se Giddens kishte duruar temperatura shumë të ulëta në ditët e mëparshme, përveç mungesës së ushqimit ose ujit.
Një ambulancë ajrore më vonë e çoi Giddens në një spital në gjendje kritike. Tezja e Giddens, Jeannie Smith Carson tha se nip ii tij nuk do të kishte fatin e njëjtë nëse do të kishte qëndruar më gjatë në baltë.
“Falë Zotit që u gjet. Edhe një ditë, dhe nuk do të kishim qenë kaq me fat”, tha ajo.
SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit
Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 17:17 SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës