Ibrahimoviç lë pas dëmtimin, sulmuesi gati të rikthehet nën urdhrat e trajnerit Pioli

9 Dhjetor 2020 | 08:11

Zllatan Ibrahimoviç është gati të kthehet në fushën e lojës.

Suedezi ka lënë pas dëmtimin që pësoi në ndeshjen përballë Napolit dhe tashmë është gati që të vihet në dispozicion të skuadrës.

Prej më tepër se dy javësh Ibrahimoviç është stërvitur i diferencuar dhe pas ekzaminimeve të fundit, mjekët dhanë dritën jeshile që ai të nisë të luajë.

Gjigandi suedez pritet të jetë mes futbollisteve të grumbulluar por është trajneri Pioli ai i cili do të vendosë për aktivizimin e tij.

Duke qenë se sapo është thyer pritet që përballë Parmës të mos marrë minuta të plota.

Duhet thënë se Milani ka pasur një ecuri të mirë edhe pa suedezin në fushë por Ibrahimoviç është një vlerë e shtuar dhe pa diskutim që për kuqezinjtë deri tani ka rezultuar një futbollist mjaft i rëndësishëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026