Identifikohen dy të rinjtë e plagosur nga shpërthimi në Tepelenë, reagon policia

21 Prill 2026 | 16:00

Janë identifikuar dy të rinjtë që janë plagosur këtë të martë nga shpërthimi i regjistruar në fshatin Majkosh, në Tepelenë. Të plagosur kanë mbetur 28-vjeçari Xhulio Salaj dhe 34-vjeçari Lisien Shehu, të dy nga Memaliaj.

Sipas njoftimit të policisë dy të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në një ambient ngjitur me banesën e babait të 28-vjeçarit.

Ata janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku janë në kujdesin e mjekëve. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet ndodhen në vendngjarjë dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

“Tepelenë/Informacion paraprak Rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj.

Shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026