Identifikohet kufoma e gjetur në Mollas, 75-vjeçari nga Korça rezultonte i humbur
Një 75-vjeçar është viktima e cila është identifikuar nga policia, pasi u gjet pranë stacionit elektrik në fshatin Mollas në Kolonjë.
Kufoma u zbulua nga një banor i zonës, i cili lajmëroi policinë në datën 7 të muajit korrik. Këta të fundit dërguan mostra për kryerjen e analizës së ADN-së dhe po ashtu për ekspertizën antropologjike, për të bërë të mundur identifikimin e kufomës.
Mësohet se ditën e sotme është bërë identifikimi i viktimës, konkretisht një i moshuar 75-vjeçar i cili banonte në qytetin e Korçës. Në qershor të këtij viti, ka qenë bashkëshortja e viktimës që ka kallëzuar pranë komisariatit të Korçës se kishte humbur kontaktet me bashkëshortin e saj.
Pas analizave shkencore u konfirmua edhe identiteti i 75-vjeçarit, i cili dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore, konkretisht nga humbja e kujtesës (skleroza), dhe ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale në fshatin Mollas të Kolonjës.
Nga ana e policisë së Kolonjës vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta